Kërcënohet me kallashnikov kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku

17/06/2015 00:00

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku është kërcënuar me kallashnikov nga një qytetar, derisa po shkonte në zyrën e tij në komunë.

Kërcënimin me kallashnikov e ka konfirmuar vetë kryetari Mulaku, i cili ka treguar se edhe më herët është kërcënuar nga i njëjti person.

Kërcënuesi i kishte kërkuar punësim si drejtor në Qendrën e Regjistrimit Civil dhe të Automjeteve në Vushtrri, e cila menaxhohet nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Kërcënuesi më ka thënë se nëse e lajmëroj rastin në polici, do t’i vrasë djemtë”, është shprehur Mulaku.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se për këtë rast janë arrestuar dy persona dhe është konfiskuar një armë.

Top Channel