Milo, në Gramsh: Të zgjedhim njerëzit që mendojnë për punën, jo për veten

17/06/2015 00:00

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, gjatë turit të tij elektoral për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, zhvilloi një takim në Gramsh me anëtarët dhe simpatizantët e partisë së tij.

Ai u foli atyre për programin e PDS dhe alternativën që ajo përfaqëson në politikën shqiptare.

“Zgjidhja për Shqipërinë është pikërisht kjo: t’i vëmë shpatullat punës, ata që zgjidhen, të mos shohin interesat e tyre, apo të klaneve të tyre, por të shikojnë interesat e qytetarëve. Sot, më tepër se kurrë, ka ardhur koha që vëmendja të drejtohet tek qytetarët, që punësimi të mos bëhet më sllogan, por të jetë një hap konkret që do të marrin qoftë këshillat vendore të qeverisjes, qoftë edhe pushteti qëndror, përmes masave dhe investimeve të ndryshme”, deklaroi Milo.

Top Channel