Bojaxhi, me sipërmarrësit: Klientelizmi pengon ekonominë

17/06/2015 00:00

“Sistemi korruptiv dhe klientelist i ndërtuar nga partitë politike dhe bizneset e tyre është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik dhe përparimin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë”.

Ka qenë ky mesazhi i dhënë nga Gjergj Bojaxhi, në një takim me biznesin, kur na ndajnë dhe pak ditë nga zgjedhjet e 21 Qershorit.

“Nuk është e mundur që një shoqëri të ecë përpara, ku sistemi i vlerave është që ai person, i cili është abuzues me ligjin quhet i zoti dhe ai që është i ndershëm, është gjynah. Kur normat bazë nuk respektohen, gjithçka është e paqartë dhe e pasigurtë. Edhe plani i biznesit deformohet”, deklaroi kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës.

Top Channel