Kelly Brook, e lumtur me trupin

17/06/2015 00:00

Kelly Brook duket se është e kënaqur me trupin e saj. Pasi iu nënshtrua programit për humbjen e peshës “Atkinson”, modelja 35-vjeçare ka pozuar me bikini dhe ka thënë se ndjehet më mirë.

“Doja të rikthehesha në formën më të mirë dhe të humbisja disa kilogramë, të cilët u shtuan për shkak se nuk isha shumë e vëmendshme në ushqim. Lëkura dhe flokët e mi kanë ndryshuar komplet, rezultatet kanë qenë të jashtëzakonshme”, ka thënë Brook.

Pas Sharon Osborne dhe Kim Kardashian, Brook bëhet e famshja e tretë që i beson trupin ekspertëve të “Atkins”, duke u parë tani si ambasadore e tyre. Pavarësisht regjimit dhe shpenzimit të energjive të mëdha për shkak të stërvitjeve, britanikja ka thënë se asnjëherë nuk është ndjerë e uritur.

Kelly tani ka një jetë të re, me të dashurin e saj të ri Jeremy Parisi, në Los Anxheles, pas një fejese me shumë telashe me David McIntosh në vitin 2014.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel