Breshër “vrasës” në Memaliaj

17/06/2015 00:00

Një breshër i fortë ka rënë për 15-20 minuta këtë të mërkurë në zonën e Memaliajt, në Tepelenë.

Banorët raportojnë se nga fuqia e breshërit dhe dendësia e tij është dëmtuar bujqësia.

Gjithashtu, janë shkaktuar edhe dëme të tjera materiale, si thyerje të xhamave të makinave, të shtëpive apo edhe persona të lënduar.

Top Channel