Arrestohen dy persona, tentuan të trafikonin drejt Kosovës dy vajza

17/06/2015 00:00

Policia e Elbasanit, në kuadër të operacionit të koduar “Udhëtari”, ka arrestuar dy shtetas, të cilët po tentonin të trafikonin në Kosovë dy vajza, njëra prej tyre e mitur.

Platin Çekrezi dhe Erlind Kateshi, të dy 26 vjeç, kanë tentuar të trafikojnë drejt Kosovës shtetaset B. K. (16 vjeç) dhe A. R., (19 vjeç).

Shtetasit e arrestuar janë kapur në flagrancë, mbrëmjen e së martës, duke tentuar të kalojnë dy shtetaset për në Kosovë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Morinës, me automjetin tip Ford Fiesta, me targa AA 113 DJ, në pronësi të shtetasit Platin Çekrezi.

Top Channel