PD: Sejdini të tërhiqet nga gara në Elbasan

17/06/2015 00:00

PD, përmes deputetit Luçiano Boçi, përsëriti edhe një herë kërkesën ndaj kryeministrit Edi Rama që të tërheqë nga gara për Bashkinë e Elbasanit kandidatin Qazim Sejdini, pas publikimit të një videoje, ku Sejdini kërcënon një gazetare të një televizioni lokal se do ta heqë nga puna, nëse i bën pyetje bezdisëse.

“Qazim Sejdini të tërhiqet nga gara. Edi Rama duhet ta tërheqë kandidaturën e tij pas skandalit që u bë publik. Sejdini turpëron Elbasanin dhe krejt vendin”, tha Boçi.

“Elbasani tashmë ka një arsye më shumë për t’i dhënë ndëshkimin korrupsionit”, shtoi deputeti demokrat.

Në video, Qazim Sejdini dëgjohet të thotë se ka hequr nga puna edhe një gazetar tjetër, sepse pronarin e televizionit e ka nën kontroll.

Top Channel