Teknologjia, që po na “ndan”

17/06/2015 00:00

Ne po jetojmë në një kohë, kur teknologjia e zhvilluar na e bën jetën më të lehtë. Por, a keni menduar sesi ndikon përdorimi i tekonologjisë, apo i mjeteve si “smartphone”-ët, “iPad”-ët, “Tablet”-ët dhe kompjuterët, në marrëdhënien tuaj në çift?

Sipas studiuesve amerikanë, Andrew Przybylski dhe Netta Weinstein, përdorimi i telefonave dhe mjeteve të tjera teknologjike për një kohë të gjatë dhe mungesa e vëmendjes ndaj partnerit, mund të jenë arsye shumë tw forta për shkatërrimin e lidhjes. Ja disa arsye, sesi teknologjia po hyn në mes të çifteve.

Flirtimi online

Flirtimi online, që mundësohet tashmë përmes shumë mënyrash falë teknlologjisë së zhvilluar, është një arsye, që kërcënon një lidhje dashurie. Shumë persona flirtojnë online, ndonëse janë të lidhur me dikë tjetër.

Varësia në lojërat e internetit

Studimet tregojnë se, gjithmonë e më shumë çiftet po ndahen për shkak të varësisë nga lojërat elektronike. Kjo, për shkak se ju kaloni shumë kohë duke luajtur, në vend që t’i kushtoni vëmendje partneres.

Ju lidheni me të kaluarën e tij

Mediet sociale e kanë bërë të lehtë, të keni informacione mbi çdokënd dhe të kaluarën e tij. Mos shikoni ish-të dashurat e partnerit në Facebook.

Ndani detaje në rrjetet sociale

Publikimi i çdo hollësie intime të marrëdhënies suaj, pa marrë në konsideratë sesi do ndihej partneri juaj për atë postim. Një arsye më shumë për t’u grindur.

Grindja përmes telefonit

Shumë çifte, për shkak të llojit të punës apo arsye të tjera, mendojnë të sqarojnë mosmarrëveshjet mes tyre përmes telefonit. Por harrojnë, që shumë gjëra keqkuptohen, dhe se kjo nuk është e shëndetshme për një lidhje.

Teknologjia ndikon në shëndet

E fundit, por jo nga rëndësia, sipas studiuesve teknologjia ndikon në shfaqjen e çrregullimeve mendore, si depresioni, stresi, ankthi etj.

Top Channel