Lushnje, PD-PS replika në distancë

17/06/2015 00:00

Kampet e dy partive kryesore në Lushnje kanë nisur përplasjet në distancë me anë të konfrerencave për shtyp.

Në një dalje përpara mediave, kryetarja e PS për qytetin, Teuta Korreshi kërkoi të saqrojë qytetarët se, PD ka nisur një aksion dizinfomimi përsa i përket tarifave dhe taksave vendore.

Korreshi tha se po flitet për taksa të cilat nuk janë në tarifën vendore dhe publikoi se çfarë taksash do të paguajnë qytetarët pas 21 qershorit.

Më herët para mediave doli edhe zëdhënësja e Bashkisë së Lushnjes, e cila hodhi poshtë akuzat e PD, eksponentët e të cilës kishin shpërndarë në zonat e disa komunave fletushka ku akuzonin bashkinë për rritjen e borxhit.

Menjëherë pas këtyre deklaratave doli zëdhëndësi i PD për Lushnjen, Sajmir Mertiri, i cili përsëri akuzoi bashkinë se ka nivel të lartë të borxheve.

Mertiri u shpreh se, bazuar në venidmet e gjykatave për personat e larguar nga puna, shuma që bashkia u detyrohet atyre shkon deri në 60 milionë lekë të reja. Gjithashtu, shtoi Mertiri, nga raporti i KLSH-së janë vërejtur një sërë shkeljesh.

Top Channel