Erion Veliaj, në Kombinat: Njerëzit i ka trishtuar bashkia që nuk punon

17/06/2015 00:00

Erion Veliaj deklaroi se qytetarët e Tiranës janë trishtuar në 4 vitet e fundit duke parë një bashki që nuk punonte aspak për ta. Në një takim elektoral në Kombinat, kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, deklaroi se pas 4 ditëve, gjithçka do të ndryshojë për kryeqytetin.

“Kemi qenë në çdo rrugë të Kombinatit dhe kemi takuar njerëz të trishtuar nga stresi i një bashkie që nuk punon. Ngrini kokën dhe në datën 21 qershor ta marrim sërish Tiranën tonë”, tha Veliaj.

Kandidati i majtë premtoi se në mandatin e tij të parë do të ndriçojë rrugët, do të pastrojë mbeturinat dhe do të ketë më shumë kopshte e shkolla.

Më tej, Veliaj tha se nuk do të tallet më askush me Tiranën, siç është bërë deri më sot: “Janë tallur për 4 vite me Tiranën, por tani ka ardhur koha jonë. Duhet të bëheni pjesë e ndryshimit për Tiranën, që do e çojë kryeqytetin në drejtimin e duhur”.

Top Channel