Serbia nuk doli me ndonjë qëndrim ndaj arrestimit të përkohshëm liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe nga Beogradi zyrtar nuk pati asnjë reagim. Madje, nuk pati as sqarime se çfarë shkruhet në kërkesën për arrestimin e tij.

Haradinaj konsiderohet si një nga figurat kryesore të krimit në opnionin serb dhe Serbia zyrtarisht ka ngritur 108 padi ndaj tij për kohën e luftës. Pikërisht kjo bëri që lajmi për të të ishte kryesori në median lokale, por vetëm kaq.

Përveç tij, kërcënime ka pasur edhe ndaj ministrit të Jashtëm kosovar, Hashim Thaçi, por edhe për politikanë të tjerë kosovarë.

Ndërkohë, me kërkesë të Serbisë, Interpoli arrestoi më herët gjatë muajit në Zvicër, Naser Oriç, ish-komandanti i forcave boshnjake të njohura si Zelene Beretke, i cili po ashtu ka qenë në Hagë.

Ai është duke u mbajtur në këtë shtet dhe ende nuk dihet asgjë për ekstradimin e tij. Kjo bëri që Sarajeva zyrtare të anulojë një vizitë të presidentit serb, Tomisllav Nikoliç, për shkak të tensioneve që mund të krijoheshin.

Përveç kësaj, me kërkesë të Serbisë, ish-kryeministri, Agim Çeku, në vitin 2003 u arrestua në Lubjanë dhe në vitin 2004 u mbajt në Budapest. Në qershor 2009, Çeku u mbajt në ndalim edhe në kufirin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë.

Top Channel