Vidal mes lotësh: I kërkoj falje të gjithëve! Zhgënjeva personat që më duan

17/06/2015 00:00

Arturo Vidal ka kërkuar falje për aksidentin rrugor në të cilin u përfshi ditën e martë. Mesfushori i Juventusit dhe Kilit po drejtonte makinën në gjendje të dehur, por fatmirësisht nuk u lëndua nga aksidenti në vendlindjen e tij.

“Dua t’i kërkoj falje shokëve të skuadrës, stafit teknik, drejtuesve dhe të gjithë Kilit. I zhgënjeva me sjelljen time”, tha Vidal.

“Isha në kazino, piva dy gota dhe bëra aksident, duke rrezikuar jetën e gruas. Jam penduar shumë. Ishte faji im dhe i kërkoj falje të gjithëve. Jam shumë i turpëruar dhe e kam të vështirë të flas”, shtoi mes lotësh mesfushori i kampionëve të Italisë.

Top Channel