Kolumbia mposht Brazilin mes tensionit, Neymar ndëshkohet me të kuq

18/06/2015 00:00

Kolumbia është hakmarrë ndaj Brazilit pas eliminimit nga çerekfinalet e Kampionatit Botëror të vitit të kaluar.

Kolumbianët arritën të fitojnë minimalisht 1-0, ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Kupës së Amerikës, me një gol të shënuar nga Murillo në minutën e 36.

Ndërkohë ndeshja u karakterizua nga një lojë shumë e ashpër dhe me tension të lartë, i cili zgjati edhe pas rënies së bilbilit nga ana e arbitrit. Neymar dhe Bacca u ndëshkuan me kartonë të kuq pas përplasjeve që ndodhën në fundin e lojës.

Kjo ishte humbja e parë për Brazilin pas 12 fitoreve radhazi. Për herë të fundit ata ishin mposhtur nga Holanda në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Botës, e cila u zhvillua pikërisht në Brazil.

Top Channel