Ndalimi i Haradinajt, reagon Këshilli për të Drejtat e Njeriut: Trajtim diskriminues

18/06/2015 00:00

Për ndalimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të mërkurën në Libjanë të Sllovenisë, ka reaguar edhe Këshilli për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, që e ka cilësuar aktin si “një trajtim diskriminues”.

KMDLNj vlerëson se z. Haradinaj padrejtësisht është ndaluar në Slloveni, në bazë të një urdhër-arresti nga Serbia dhe për këtë konsideron si përgjegjëse autoritetet sllovene.

“Spastrimi i listave pas vendimit të Gjykatës së Hagës është dashur t’i shtrohet si kusht Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare, ashti si edhe autoritetet kosovare duhet ta kenë si pikë të veçantë të bisedimeve, pikërisht spastrimin e listave të fabrikuara nga shërbimet e inteligjencës serbe”, thuhet në reagim.

Për Këshillin e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, është paradoks që një kryetarë partie dhe njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës të trajtohet në atë mënyrë: “Autoritetet sllovene kanë detyrim t’i kërkojnë falje publike z. Haradinaj, ashtu si edhe autoritetet kosovare duhet të jenë më të vendosura për lirimin dhe kthimin e tij në Kosovë”.

Top Channel