Halim Kosova: Evidentim dhe zgjidhje problemeve

18/06/2015 00:00

Kandidati i djathtë për Tiranën, Halim Kosova ka zhvilluar paraditen e së entjes një takim me banorët e kryeqytetit, me të cilët ka diskutuar për punësimin.

Në fjalën e tij, Kosova ka garantuar angazhimin e tij për fillimin e zgjidhjes së këtij problemi, duke bashkëpunuar me biznesin që kërkon krahë pune.

“Kryefjala ime mbetet punësimi dhe objektivi kryesor mbetet si të krijojmë më shumë vende pune. Kam ndarë këtë dhimbje të madhe që ekziston në familjet tuaja me angazhimin që pas 21 Qershorit, çfarë mund të bëjë bashkia për punësimin në çdo familje”, ka thënë Kosova.

Mjeku i njohur ka deklaruar se, në 35 vjet karrierë u ka dhënë zgjidhje problemeve që ka hasur dhe ka shprehur bindjen se të njëjtën gjë do të bëjë si kryebashkiak, ndryshe nga shumë politikanë që ngecin.

“Kushdo që merr një përgjegjësi para banorëve duhet ta zbatojë atë. Disa politikanë marrin përsipër angazhime pa qenë të bindur edhe vetë”, ka vijuar Kosova.

“Evidentimi i problemeve dhe vendosja e tyre në tavolinë është objektivi i parë për të cilin ka nisur puna. Do të bashkëpunoj me çdo biznes privat, në mënyrë që nevojat e tyre dhe problemet tuaja të harmonizohen, në mënyrë që t’i orientojmë njerëzit tek biznesi që kërkon krahë pune”, ka shtuar ai.

Top Channel