Dako, në Shkozet: Të gjitha blloqet e banimit do të rikualifikohen

18/06/2015 00:00

Kandidati i majtë për Bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako ka vijuar takimet në zonën e Shkozetit. Ai premtoi se në muajt janar-shkurt të vitit të ardhshëm, të gjitha blloqet e banimit do të rikualifikohen.

“Në muajt korrik-gusht, pas një viti, zona e Shkozetit dhe gjithë Durrësit do të ketë tre herë më shumë ujë të pijshëm. Projekti për ndërtimin e linjës së re të ujit dhe stacionit të pompimit në vendburimin në Fushë-Milot nis që këtë vit, dhe në përfundim të tij, zgjidhim një herë e mirë problemin e furnizimit me ujë”, tha Dako.

Të gjitha projektet për të cilat jemi zotuar për të realizuar në katër vitet e ardhshme do të bëhen realitet, – premtoi Dako. Ai shtoi se qeveria “Rama” ka premtuar se do mbështesë me projekte të ndryshme për nxitjen e punësimit dhe krijimin e klimës lehtësuese për bizneset e të gjitha llojeve.

Top Channel