Shpërthim me eksploziv në Fushë Krujë, shoqërohen 10 persona

18/06/2015 00:00

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një lokal në Fushë Krujë. Ngjarja është shënuar në lagjen “Partizani” të qytetit.

Sipas policisë, lënda shpërthyese është vendosur në gjeneratorin e lokalit, duke dëmtuar xhamat dhe një mjet të parkuar aty pranë.

Policia tha se janë shoqëruar 10 persona, ndërsa ekspertët xhenierë po përcaktojnë sasinë dhe llojin e lëndës shpërthyese.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Krujës për veprime të mëtejshme nën akuzat “shkatërrim të pronës me eksploziv” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

Top Channel