Tiranë dhe Laç, 3 raste të dhunës në familje

18/06/2015 00:00

Rastet e dhunës në familje raportohen çdo ditë nga policia. Në Mamurras një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pas kallëzimit të vëllait të tij për dhunë, ndërsa në kryeqytet janë shënuar dy raste të tilla.

Besnik Kalaj, nga Mamurrasi, ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj vëllait të tij, T. Kalaj, 29 vjeç. Sipas policisë, së fundmi ai e kishte goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Dy raste të tjera janë shënuar në Tiranë.

Në të parin, vëllai ushtronte dhunë ndaj motrës së tij dhe policia tashmë ka lëshuar urdhër mbrojtjeje për 50-vjeçaren F. B.. Në të dytin, një 41-vjeçar ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, për të cilën policia ka lëshuar urdhër mbrojtjeje.

Top Channel