PDIU, Idrizi: Të bashkuar mund ta ndërtojmë Shqipërinë që duam

18/06/2015 00:00

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet mbylli fushatën elektorale në Tiranë me dy takime. Takimi i parë u zhvillua me anëtarë të bashkuar rishtazi me PDIU-në në kryeqytet.

Kryetari Shpëtim Idrizi u bëri thirrje të rinjve të punojnë për Shqipërinë dhe ta bëjnë atë një vend më të mirë, pasi, siç theksoi ai, rinia është e tashmja dhe jo thjesht e ardhmja.

“Ju ftoj të gjithëve të votoni Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, të votoni nr. 34, të votoni për veten tuaj, sepse ju do të votoni për një parti, që beson shumë dhe fortë në vlerat e familjes, në vlerat e punës, në vlerat e pronës, në besimin në Zot dhe prandaj ju them: Votoni nr. 34, Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe tashmë këtë oborr dhe këtë shtëpi e keni tuajën”, tha Idrizi.

Më pas, ai udhëtoi në qytetin e Kavajës, ku u prit nga qindra simpatizantë, para të cilëve deklaroi se PDIU do të ecë sipas programit të saj, lajtmotiv i të cilit janë çështjet kombëtare shqiptare në gjithë rajonin.

Top Channel