Mediu, në Dibër: Mos lejoni tjetërsimin e votës

18/06/2015 00:00

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu është pritur në një takim elektoral në verilindje të vendit nga banorë të zonës së Maqellarës, në Dibër.

I shoqëruar nga kryetari aktual i Bashkisë së Dibrës, i cili rikandidon për drejtimin e saj, Ilir Krosi, zoti Mediu ka ftuar banorët e kësaj zone që më 21 Qershor të tregojnë se nuk mund të lejojnë t’u tjetërsohet vota.

Mediu tha se, pas pazareve politike të kësaj mazhorance ka një përpjekje të vazhdueshme për të blerë votën e shqiptarëve, gjë që nuk mund të tolerohet, pasi në këtë mënyrë shqiptarët shesin shpirtin e tyre të lirë: “Ata arritën të blejnë deputetë, arritën të blejnë kryetarë bashkish. Të dashur miq! Opozita është prova e karakterit për secilin nga ne. Banditët janë rikthyer prapë për të blerë votat tona, për të intimiduar votuesit. Janë bërë kanceri që po përpiqen ta përhapin në të gjithë Shqipërinë për të blerë votën, jetën, shpirtin dhe dinjitetin tuaj”.

Top Channel