Tërheqja e dokumenteve biometrike, MB: Zyrat të hapura edhe në fundjavë

18/06/2015 00:00

Zyrat e tërheqjes së dokumenteve biometrike do të qëndrojnë të hapura edhe të shtunën dhe të dielën. Ministria e Brendshme njoftoi se të gjithë ata që kanë aplikuar mund t’u drejtohen këtyre zyrave “për të patur mundësi të ushtrojnë të drejtën e votës”.

“Zyrat e tërheqjes së letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike do të jenë hapura edhe ditën e shtunë e të dielën, 20 qershor dhe 21 qershor, për t’u dhënë mundësi shtetasve që duan të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet lokale”, bëri të ditur Ministria e Brendshme.

Këto zyra do të punojnë të shtunën nga ora 08.00 deri në 16.00, ndërsa të dielën nga ora 08.00 deri në 14.00. Edhe Zyrat e Gjendjes Civile do të jenë gjithashtu të hapura gjatë këtyre dy ditëve, nga ora 08.00 deri në orën 14.00.

Top Channel