Lushnjë, Xhindoli: Votoni njerëzit e mirë, unë jam një nga ata

18/06/2015 00:00

Partia Demokratike në Lushnjë akuzon bashkinë se ka nivele të larta të borxheve. Konkretisht, në vendimet e gjykatave për personat e larguar nga puna, të cilët kanë fituar gjyqet.

Sipas PD-së, shuma shkon në 60 milionë lekë. Nga ana tjetër, kandidati demokrat në Lushnjë, Darien Xhindoli, ka vijuar takimet duke kërkuar edhe votat.

“Do të jem kryetar bashkie edhe për socialistët, edhe për demokratët. Ky vend ka shumë njerëz të mirë që e duan Shqipërinë. Një prej tyre jam unë”, tha Xhindoli.

Top Channel