Kidman: Hollivudi nuk është i drejtë me femrat

18/06/2015 00:00

Nicole Kidman mendon se Hollivudi nuk është një “vend ku mund të luash”. Aktorja 47-vjeçare, e cila është e martuar me këngëtarin Keith Urban, ka folur rreth diskriminimit ndaj femrave, duke thënë se femrave u jepen shumë pak mundësi për të treguar talentin e tyre.

Kidman është shprehur: “Ne po punojmë të gjitha së bashku për ta ndryshuar këtë gjë, pasi kjo është ajo çfarë kemi nevojë. Ne duam vetëm të vendosim kamerat në duart e vajzave dhe të rrisim besimin tek to në mënyrë që të ndjehen të fuqishme”.

Aktorja gjithashtu ka bërë një lutje për femrat, të cilat aspirojnë një karrierë në industrinë e kinematografisë, duke u kërkuar të rrezikojnë, të ngrejnë zërin dhe të respektojnë veten e tyre.

Top Channel