Charlize Theron dhe Sean Penn i japin fund romancës

18/06/2015 00:00

Ata kishin planifikuar të martoheshin në fund të këtij viti, por sipas një burimi të “UsWeekly”, Charlize Theron dhe Sean Penn i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, pas një viti e gjysmë lidhjeje.

Ka qenë pikërisht aktorja ajo që i ka dhënë fund fejesës pas kohës që kaluan së bashku nëpër Europë, në muajin maj.

Charlize ishte e pranishme në Festivalin e Kanës në mes të muajit maj, për të promovuar filmin e saj “Mad Max: Fury Road”, ku dukej në gjendje të mirë shpirtërore. Çifti është fotografuar pranë njëri-tjetrit më 16 maj, në Vjenë.

E sa i përket datës së saktë kur janë ndarë, akoma nuk dihet.

Top Channel