Policia parandalon një vrasje në Korçë, në pranga një 27-vjeçar

18/06/2015 00:00

Policia e Korçës ka parandaluar një vrasje paraditen e të enjtes. Burime zyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar 27-vjeçari Roland Adri, nga fshati Podgorie.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.00 të mëngjesit, ku pas një konflikti të çastit, Adri ka qëlluar me pushkë drejt 29-vjeçarit me inicialet E. D., i cili fatmirësisht nuk është dëmtuar.

Policia ka mbërritur shpejt në vendngjarje, duke arrestuar 27-vjeçarin. Po në vendngjarje u sekuestrua një gëzhojë dhe 1 predhë municioni luftarak.

Më pas, gjatë kontrollit në banesë policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe një pushkë model 63, me 11 fishekë brenda.

Ndaj 27-vjeçarit rëndon akuza e vrasjes me dashje, të mbetur në tentativë, dhe armëmbajtje pa leje.

Top Channel