Jessie J ka filluar pushimet e verës. 27-vjeçarja ka postuar disa foto nga Portugalia, vend në të cilin është duke kaluar pushimet.

Jessie J ka treguar bikinet e saj bardhezi, ndërsa në gjitha fotot ka shtuar si përshkrim “e lumtur”.

Që nga nëntori i kaluar, 27-vjeçarja është në lidhje me këngëtarin Luke James. Sipas saj, ai e mbështet shumë atë dhe beson se ka gjetur të duhurin. Më herët, Jessie J nuk ngurruar të flasë për të ardhmen.

“Sigurisht që do të vij koha kur do të duhet që t’i bëj pauzë muzikës në mënyrë që të fokusohem në disa gjëra tjera. A dua fëmijë? Sigurisht që po. Nuk e di se sa, por vetëm uroj që Zoti të më bekojë me fëmijë”, është shprehur Jessie J.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel