Durrës, policia shpëton 5 të rinj nga mbytja

18/06/2015 00:00

Policia në Durrës ka shpëtuar pasditen e së enjtes 5 shtetas kosovarë që rrezikonin të mbyteshin në det.

Sipas informacioneve të fundit të policisë lokale, 5 të rinjtë kishin dalë në det me një mjet lundrues tip pedalinë.

Personat në fjalë, sipas policisë, janë të moshave 14, 16, 17, 19 dhe 22 vjeç.

Pasi janë përcjellë në breg, ata janë shoqëruar në qendrën më të afërt shëndetësore për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Prania policore në plazh ishte në kuadër të planit për sigurinë e sezonit turistik, të shpallur pak ditë më parë nga ministri i Brendshëm në Shëngjin.

Top Channel