Lehtësi financiare për sektorin e peshkimit

18/06/2015 00:00

Ministria e Financave bën me dije se është miratuar udhëzimi që përjashton anijet e peshkimit nga taksa e qarkullimit, ajo e karbonit dhe nga akciza.

Udhëzimi bën realitet një zotim të hershëm të Qeverisë, që shpreson se përmes këtyre lehtësive t’i japë një tjetër hov zhvillimit të këtij sektori.

Udhëzimi përcakton se “furnizohen me karburant për peshkim, pa paguar taksën e qarkullimit, taksën e karbonit dhe akcizën, por duke paguar TVSH, subjektet e peshkimit që kanë statusin e pritësit të regjistruar dhe plotësojnë kushtet e përcaktuara në ligj”.

Efektet e pozitive të këtij vendimi pritet të ndjehen edhe mes tregtarëve të karburanteve në Shqipëri, pasi deri më tani shumë prej subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në peshkim, zgjidhnin të furnizonin anijet e tyre në vendet fqinje për t’iu shmangur taksave të larta në vendin tonë.

Top Channel