Ambulantët e vegjël që pushtojnë bregdetin

18/06/2015 00:00

Ardhja e verës, për shumë fëmijë sjell entuziazmin e pushimeve dhe dëshirës për të shijuar plazhin, por për disa të tjerë, plazhi kthehet në vendin e tyre të punës.

Shumë të mitur ecin për kilometra të tërë gjatë ditës, në pikun e vapës dhe orar pa orar, për të fituar shuma të vogla parash, të cilat në të shumtën e rasteve janë i vetmi burim të ardhurash për familjet e tyre.

Shitësit e vegjël ambulantë, të imët në trup e syresh edhe shtatlartë, të ofrojnë pije, suvenirë apo dhe veshje. Krenaria, sikleti dhe ndonjëherë frika i largon nga kamera. Disa fjali ua shkëput me shumë mundim.

Ka edhe gra, të cilat gjithashtu stepen nga mikrofoni. Njëra prej tyre, bashkë me djalin e vetëm, prej shumë vitesh përshkojnë distanca të largëta.

Vera është periudha më e artë e punës për ta. Gjatë pjesës tjetër të vitit u duhet të luftojnë për të gjetur të tjera territore, ku të mund të fitojnë bukën e gojës.

Top Channel