Sakrificat e Françeskës për motrën e vogël dhe familjarët e tjerë

18/06/2015 00:00

Aftësitë e saj si amvisë, as që mund të vihen në diskutim. Madje, as përkujdesja e ngrohtë që i jep motrës së vogël, apo sakrificat që bën për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes.

Françeska, 18 vjeç, nga qyteti i Vlorës, shpesh harron moshën dhe kthehet në kryefamiljare. E ëma punon pjesën më të madhe të kohës, ndërsa i ati i ka braktisur 4 vite më parë, kohë kur dhe ajo vetë nisi punën.

“Kam filluar punë që 14 vjeç nëpër shtëpira me pastrime. Kemi një motër të vogël që duhet ta ushqejmë. Na la babi dhe jemi 5 fëmijë. Ajo është më e vogla dhe qante për të ngrënë. Ishte e domosdoshme të punoja e kështu bëra. Për atë punoj dhe mund të bëj gjithçka”.

Në fillim lodhej shumë e paguhej pak, e kishte shumë të vështirë. Por, si ndihej kur shihte bashkëmoshatarët duke shijuar fëmijërinë? Sigurisht që shkëputja nga shkolla e ka lënduar më shumë se gjithçka.

Nëse një ditë do t’i duhej të zgjidhte mes shkollës dhe punës, Françeska s’do ta mendonte dy herë:

“Shkollën, sepse ajo është më e rëndësishmja”.

Top Channel