Në fillim të kësaj jave, Miranda Kerr ishte në Rusi, por puna ka detyruar atë që të enjten të ishte në një vend tjetër. 32-vjeçarja ka qenë në Shanghai në aktivitetin promocional për shampon “Clear”.

Kerr është shfaqur shumë e ëmbël, me një fustan të shkurtër të zi, teksa ka defiluar në tapetin e zi. Flokët e saj ishin të lëshuar, ndërsa nuk e kishte tepruar me grim.

32-vjeçarja kishte qenë si turiste në Moskë, duke publikuar një foto para Katerdrales së famshme të Shën Bazilikës.

Kerr është ambasadore e “Clear Scalp & Hair Beauty” që nga viti 2012, ndërsa më parë ka qenë edhe imazh i “Reebok”, “H&M”, “Mango” etj.

Miranda Kerr është nënë e një djali 4-vjeçar, i quajtur Flynn. Ndërsa aktori Orlando Bloom është i ati i fëmijës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel