Paris Hilton, më e bukur se kurrë

18/06/2015 00:00

Paris Hilton së fundmi ka filluar një lidhje dashurie me multimilionerin zviceran, Thomas Gross, dhe fotot e fundit të publikuara nga biondja të lënë të kuptosh se çfarë ka admiruar 39-vjeçari Gross tek e dashuria e tij më e re.

34-vjeçarja ka postuar disa foto në Instagram ku shihet duke bërë pak pushim, pas shumë netëve me punë duke luajtur muzikë si DJ, nga Dubai në Shanghai, e duke arkëtuar miliona.

Hilton shfaqet me bikini, me trupin e saj perfekt, ndërsa ndan me ndjekësit edhe pamjen që e ka nga mbrapa, në vilën që besohet të jetë e të dashurit të saj në Ibiza.

Paris dhe Thomas ishin takuar në Festivalin e Kanës në muajin maj dhe që nga ajo kohë ata janë bashkë. Në fillim të këtij muaji, paparacët kishin kapur çiftin duke u puthuar në njërin prej jahteve të zviceranit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel