Inter dhe Atletico Madrid kanë arritur marrëveshje për mbrojtësin brazilian Miranda. Sipas medieve italiane, zikaltërit do t’i paguajnë spanjollëve rreth 15 milionë euro për 30-vjeçarin.
Bisedimet kishin ngecur në fillim të kësaj jave, për shkak edhe të ndërhyrjes së skuadrave tjera, por edhe për shkak se oferta prej 12 milionë euro e Interit nuk e bindte skuadrën nga Madridi. Atletico nuk pranonte më pak se 16 milionë për mbrojtësin, të cilit i skadon kontrata në verën e vitit të ardhshëm.
Miranda do të bëhet transferi i parë i merkatos së verës për Interin e Erick Thohir. Miranda kishte ngjallur interesin e shumë skuadrave edhe vitin e kaluar, por Atletico kishte hedhur poshtë të gjitha ofertat.
Këtë vit historia është ndryshe, sidomos edhe për shkak të progresit të Jose Gimenez. Miranda ka zhvilluar 23 ndeshje sezonin që u mbyll me fanellën e Atelticos.
Top Channel