Mario Mandzukic te Juventusi, Marotta mbyll gjithçka me Atletico-n

19/06/2015 00:00

Në prag të zyrtarizimit të Tevez për tek Boca Juniors, Juventusi nuk ka humbur kohë, por menjëherë ka gjetur zëvendësuesin e argjentinasit. Ai është kroati Mario Mandzukic.

Administratori i deleguar i Juventus-it, Beppe Marotta, mbylli gjithçka të enjten me drejtuesit e Atletico Madrid për transferimin e 29-vjeçarit, i cili vetëm një vit më parë ishte transferuar në Madrid nga Bayern Munchen.

Sulmuesit kroat pritet të kryejë vizitat mjekësore ditën e hënë, ndërsa bardhezinjtë do të paguajnë për të 18 milionë euro.

Në sezonin e fundit te Atletico, Mandzukic u aktivizua në 40 ndeshja ku arriti të shënonte 20 gola, megjithatë Simeone dha aprovimin për shitjen e tij.

Top Channel