Indi, 27 persona vdesin nga alkooli i helmatisur

19/06/2015 00:00

Të paktën 27 persona kanë vdekur pasi kanë konsumuar alkool të helmatisur në Bombei, ndërsa 30 të tjerë po marrin mjekimin në spital.

Banorët e zonës Malad janë ndjerë keq pasi kanë konsumuar alkoolin të mërkurën në mëngjes.

Vdekjet nga alkooli janë të zakonshme në Indi, pasi nga varfëria, njerëzit pinë alkool të lirë dhe të pakontrolluar.

Në muajin janar, 29 persona vdiqën nga alkooli i helmatisur në shtetin Uttar Pradesh në janar.

Top Channel