Vlorë, policia kap 25 kg lëndë narkotike, arrestohen 2 persona

19/06/2015 00:00

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona në operacionin e koduar “Qeparoi”, ku është sekuestruar 25 kilogramë e 530 gramë lëndë narkotike çokollatë.

Mësohet se janë arrestuar në flagrancë zotëruesit e lëndës narkotike: 25-vjeçari Alsid Cani dhe 29-vjeçari Fatjon Rexho.

Arrestimi i tyre është bërë i mundur pas një hetimi 1-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës.

Arrestimi është bërë në momentin kur ata po tentonin të shkëmbenin lëndën narkotike me një grup tjetër, të cilët janë në ndjekje nga policia.

Në kërkim janë shpallur 34-vjeçari Florenc Proko dhe 35-vjeçari E. Cuni.

Top Channel