Incidenti në Elbasan, procedim penal për 19-vjeçarin

19/06/2015 00:00

Policia e Elbasanit dha të premten detaje për incidentin e djeshëm në një nga zyrat e Partisë Demokratike në këtë qytet.

Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 19-vjeçarin me iniciale F.M. Ky shtetas  ka  kanosur me fjalë për problemin e votimit shtetasit B.M., 43 vjeç dhe shtetasin XH.M., 52 vjeç.

Nga lagja e banuar kryesisht nga komuniteti rom në Elbasan, Basha ka deklaruar se bandat e kandidatit Qazim Sejdini kanë kërcënuar me armë në shtëpitë e tyre simpatizantët e PD. Basha i bëri thirrje Prokurorisë të ndjekë me korrektësi çështjen, ndërsa organizatat e monitorimit të zgjedhjeve të ndjekin me vëmendje situatën në Elbasan.

Drejtuesi politik i fushatës së Partisë Socialiste në Elbasan, deputeti Taulant Balla, i cili deklaroi se incidenti ishte thjesht një inskenim i PD-së, e cila sipas tij po përpiqet të tensionojë situatën.

Top Channel