Duma, tek tregu industrial: Përgjysmim të taksës së shitësve ambulantë

19/06/2015 00:00

Kandidatja e djathtë për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma është takuar me tregtarët e tregut industrial.

Ajo tha se bashkia do t’u ofrojë këtyre bizneseve hapësirë publike, për të ulur kostot e qirave të larta që paguajnë sot. Duma premtoi se taksa e shitësve ambulantë do të ulet me 50%, ndërsa do të ketë amnisti për taksat e papaguara deri në vitin 2014. “Taksat tuaja do t’i përgjysmojnë menjëherë që në muajin e parë. Tregun publik do ta bëjmë me patjetër për ju. Do të punojmë çdo ditë për të hapur vende pune. E kam thënë që çdo familje të ketë të paktën një të punësuar”, tha Duma.

Tregu industrial u përmbyt dy ditë më parë, duke i vendosur në një situatë edhe më të vështirë tregtarët e tregut më të madh të Durrësit.

Top Channel