Dako, me durrsakët e vjetër: Tre herë më shumë shërbime

19/06/2015 00:00

Tre herë më shumë shërbime dhe tre herë më tepër fonde për familjet në nevojë, ka premtuar kandidati i majtë për Bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako. Ai është takuar me durrsakët e vjetër, banorë të lagjes “Sefer Efendiu” tek kodrat e qytetit.

“Ky mandat do të jetë mandati i njerëzve në nevojë. Janë të shumtë njerëzit që kanë probleme ekonomike apo pamundësi të tjera, prandaj ne do t’i mbështesim ata, duke u ofruar shërbime tre herë më shumë se deri tani dhe fondi për këto familje do të jetë tre herë më lart. Do të vazhdojmë jo vetëm ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve, jo vetëm me përmirësimin e infrastrukturës, por do të realizojmë një zhvillim të madh për Durrësin, për të hapur vende të reja pune, për të zbutur varfërinë dhe për të arritur një perspektivë për këtë qytet”, tha Dako.

Kandidati i majtë u kërkoi durrsakëve të votojnë masivisht “për t’i treguar Europës se jemi një vend demokratik”.

Top Channel