Idrizi mbyll fushatën në Vlorë: Votoni PDIU për të fuqizuar zërin kombëtar

19/06/2015 00:00

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka mbyllur fushatën elektorale nga qyteti i Vlorës. Kreu i saj, Shpëtim Idrizi kërkoi votën e të gjithë shqiptarëve, duke e konsideruar PDIU-në si një parti që do të jetë zëri kombëtar dhe i qytetarëve.

“Ne do të votojmë nr. 34, që fuqia e idealeve tona të jetë 34 herë më e fortë. Ne do të votojmë nr. 34 që fuqia e kombëtarisë të jetë 34 herë më me energji dhe më e fuqishme. do të votojmë nr. 34 që çështja çame të jetë 34 herë më shumë e përfaqësuar në të gjithë Shqipërinë. do të votojmë Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet që Shqipërisë t’i garantojmë një parti politike gjeneratorë të shpresës, idealeve, bashkimit, dinjitetit njerëzor dhe europianizmit. Do të votojmë nr. 34 se kush ka dashuri për këtë Atdhe, për këtë tokë, për këtë komb, e ka ditën e diel si ditën e 34 arsyeve për të votuar PDIU-në”, tha Idrizi.

Ai theksoi se PDIU nuk i ndan shqiptarët, por i sheh të bashkuar, ndaj “kush dëshiron të votojë drejt, ka vetëm një zgjidhje: Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet”.

Top Channel