Kryetari i partisë opozitare maqedonase LSDM, Zoran Zaev ka paralajmëruar se të premten do të ketë një takim në Shkup mes liderëve të partive kryesore politike.

Përveç kryetarëve të LSDM, VMRO-DPMNE, BDI dhe PDSH, në takim pritet të marrin pjesë edhe ambasadori i BE-së dhe ai i SHBA-së.

Sipas njoftimeve, në këtë takim do të bisedohet për daljen nga kriza, duke marrë parasysh edhe afatin e fundit që opozita maqedonase ka dhënë për arritjen e një marrëveshjeje.

Sipas Zaev, partitë politike kanë kohë deri në fund të muajit, përndryshe do të fillojë të shkruhet raporti i progresit për Maqedoninë, me të cilin do të vendoset nëse vendi do të mbajë rekomandimin për anëtarësim në BE ose do ta humbasë atë.

Top Channel