Sigurimi i zgjedhjeve, 5960 policë për rendin në 5299 Qendra Votimi

19/06/2015 00:00

Rreth 6 mijë policë do të angazhohen në procesin zgjedhor të 21 Qershorit. Policia e Shtetit, në një deklaratë për mediat, ka bërë të ditur masat që ka marrë për mbarëvajtjen e procesit.

Nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë sqaroi se të gjithë uniformat blu të përfshira në proces u trajnuan nga OSBE-ja.

“Nga Policia e Shtetit janë marrë masat për përmbushjen me sukses të detyrave për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve zgjedhore, konkretisht të 90 KZAZ-ve dhe 5.299 qendrave të votimit, ku do të angazhohen 5960 punonjës policie. Masa të veçanta kemi marrë për parandalimin e veprimtarisë kriminale dhe garantimin e rendit publik, si dhe për sigurimin e objekteve shtetërore dhe objekteve të tjera të rëndësishme”, tha Altin Qato.

Ndërsa siguroi se policia ka marrë masa për parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, Qato shpjegoi se, fushata elektorale nuk shënoi asnjë incident të rëndë. Ai tha se janë referuar në prokurori 21 raste që kanë të bëjnë kryesisht me grisje posterash, vjedhje apo dëmtime të zyrave elektorale.

Top Channel