“Tunde” ceremoninë e diplomimit!

19/06/2015 00:00

“Shake It Off” (Tunde): Ky ishte mesazhi i një maturanti të New Hampshire në ceremoninë diplomimit. Colin Yost mbajti një fjalim, të cilin e përfundoi me fjalët “Gjithçka që duhet të bëni është, tundeni”, raporton Fox News.

Menjëherë në sfond nisën ritmet e këngës hit të Taylor Swift, “Shake it off”, dhe Yost që nis të kërcejë. Po teksa të gjithë të pranishmit nisën të qeshnin me kërcimin e maturantit, mbetën të surprizuar kur iu bashkuan në kërcim edhe 230 nxënësit e klasës.

Studentët kanë punuar mbi kërcimin në fshehtësi të prindërve të tyre, për ditën e diplomimit. Yost dhe miqtë e tij kanë bërë një video me udhëzimet, të cilat e kanë shpërndarë tek shokët e klasës në YouTube.

Top Channel