KZLN: Këshilltarët mbetën në hije në fushatë

19/06/2015 00:00

Në raportin e tretë të Koalicionit për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme,  për zgjedhjet e 21 qershorit, u vu në dukje se fushata elektorale ka lënë në hije kandidatët për këshillin bashkiak.

“Liderët e tre partive kryesore dominojnë podiumet duke eklipsuar kandidatët në garë. Ndërsa anëtarët e listave për këshillat bashkiak mbeten në hije dhe nuk promovohen aspak. Qytetarët kanë pak informacion mbi veprimtaritë dhe vendimmarrësit e ardhshëm, të cilët do të hartojnë politikat e bashkive të tyre. Zëvendësimi vazhdueshëm i komisionerëvë të KZAZ-ve mbetet shqetësuese. Gjatë 17 ditëve të para të qershorit u zëvendësuan 79 komisionerë”, tha Ervis Sulejmani, KZLN.

Në raport është cilësuar se gjatë kësaj fushate ka patur një protagonizëm shumë të madh të kryetarëve të partive dhe se  ka patur zëvendësime të mëdha të komisionerëve.

Top Channel