Bojaxhi: E ardhmja nuk u takon sehirxhinjve, por atyre që guxojnë të veprojnë

19/06/2015 00:00

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi është takuar në mbyllje të fushatës elektorale me pjesëtarë të grupimit “Ne Tirana”. Ajo që i bashkon, tha Bojaxhi, është fakti se guxojnë të veprojnë dhe e dinë që e ardhmja nuk u takon sehirxhinjve dhe spektatorëve.

“Pas çerek shekulli ne nuk mund të pranojmë si të mirëqënë tezat e politikanëve, analistëve, mediave të kapura; se kemi një sistem që nuk mund t’a ndryshojmë dhe duhet t’i nënshtrohemi dhe se në këtë vend nuk ka njerëz të ndershëm. Ne jemi të ndershëm dhe kemi kurajo të vendosim se si do të qeverisim. Jam i bindur se kemi kuptuar që tashmë kemi ndryshuar historinë politike të këtij vendi, ashtu pa bujë, pa zhurmë. Çdo votë e juaja apo miqve tuaj është sot më e rëndësishme se kurrë. Ky nuk është takim përmbyllës, por fillimi i një ndryshimi të madh historik” tha Gjergj Bojaxhi.

Top Channel