Ndalimi i Haradinajt, Fajon: Keqardhje që preku marrëdhëniet Kosovë-Slloveni

19/06/2015 00:00

Tanja Fajon, eurodeputetja sllovene shpreh keqardhjen për ndalimin e Ramush Haradinajt në Slloveni.

Në një postim në profilin e saj në Twitter, ish-raportuesja për liberalizimin e vizave me Shqipërinë, thotë se është e lumtur që ngjarja pati një fund të mirë.

“Më vjen keq që arrestimi i Haradinajt në Slloveni ka prekur marrëdhënien miqësore tradicionale Kosovë- Slloveni. E lumtur që shoh një fund pozitiv”, shkruan Fajon.

Top Channel