PR mbështet Ismailin. Mediu, thirrje të mos bien pre e shitjes së votës

19/06/2015 00:00

Kryerepublikani Fatmir Mediu, i shoqëruar nga kandidati i APPD-së për Vorën, Fiqiri Ismaili, është pritur në një takim elektoral nga qindra banorë të Domjes.

Duke vlerësuar rëndësinë e votës së 21 Qershorit, Mediu kishte një apel të qartë për ta, kur i ftoi të mos bien pre e shitjes së votës, por të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

“Për fatin e keq, pas 24 vjetësh politike shqiptare, demokracie, ne jemi në një moment ku pushteti i sotëm, PS dhe LSI, kërkon që nëpërmjet parave të korrupsionit, dhunës së krimit, shantazhit të intimidojë votuesit, të mos i lejojë të votojnë dhe të manipulojnë votën tonë”, tha Mediu.

Ai shtoi se ky është momenti për të vendosur e për t’i thënë “Jo” varfërisë e papunësisë, duke votuar numrin 13 për këshillat bashkiakë dhe kandidatët e së djathtës për drejtues të pushtetit vendor në këto zgjedhje.

Top Channel