SHBA, tjetër thirrje për zgjedhjet: Të votosh do të thotë të jesh pjesë e kombit tënd

19/06/2015 00:00

Ambasada e Shteteve të Bashkuara u bën edhe njëherë tjetër thirrje qytetarëve shqiptarë të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet e kësaj të diele.

Këtë herë, ka qenë ambasadori Donald Lu, i cili përmes profilit zyrtar të selisë së Uashingtonit në Tiranë, rrëfen përvojën personale të votimit.

Lu tregon herën e parë kur ka vendosur me votë dhe shpreson se të njëjtën gjë do të bëjnë edhe shqiptarët më 21 Qershor.

“Më kujtohet hera e parë që votova, në 1984 në Kaliforni. Ishte e jashtëzakonshme të isha pjesë e diçkaje shumë më të madhe se unë dhe të ushtroja detyrën time si qytetar. Të votosh do të thotë të jesh pjesë e së ardhmes së kombit tënd. Unë shpresoj se të gjithë ju do të shkoni për të votuar të dielën”, shkruan ambasadori amerikan.

Top Channel