Fico kundër vendosjes së kuotave të BE-së për refugjatët

19/06/2015 00:00

Vendet e Europës Qendrore, Sllovakia, Hungaria, Republika Çeke dhe Polonia janë kundër propozimit të Bashkimit Europian për vendosjen e kuotave ndaj çdo shteti të BE-së, për refugjatët nga Afrika dhe Lindja e Mesme.

“Reuters” citon kryeministrin sllovak, Robert Fico, gjatë një takimi me presidentin francez, Francois Hollande. “Ne mendojmë se ajo çka na ka propozuar Komisioni Europian, është kundër përfundimeve të Këshillit Europian, që flet për parimet e lëvizjes së lirë”, tha Fico.

Ndërsa presidenti francez, Hollande, tha në Bratislavë, se mendon se përpjekjet individuale të shteteve të BE-së ofrojnë një zgjidhje më të mirë të problemit të emigrantëve, se sa detyrimi i kuotave kombëtare nga Brukseli.

“Ne duhet të adresojmë shkaqet që shkaktuar emigrimin. Nuk mendoj se kuotat kanë ndonjë kuptim për emigrimin. Nuk mendoj se kjo është mënyra e duhur”, tha Hollande. Presidenti francez ndodhej në Bratislavë në një takim me liderët e katër vendeve të arjonit, Sllovakisë, Republikës Çeke, Hungarisë dhe Polonisë.

Këto deklarata vijnë në ditën kur Komisioni Europian apelon për më shmë përpjekje nga shtetet anëtare të BE-së, në kuadër të Ditës Botërore të Refugjatëve.

Top Channel