Hilary Duff: S’kam kohë për lidhje

19/06/2015 00:00

Hilary Duff ishte në Nju Jork për të promovuar albumin e saj më të ri “Breathe in, breathe out”. Duke shfrytëzuar këtë rast, ajo ka treguar se pse nuk është në një lidhje dashurie.

Në janar të 2014-s, Hilary u divorcua nga bashkëshorti Mike Comrie, me të cilin kishin kaluar katër vite së bashku, e që bashkë janë prindër të djalit 3-vjeçar, Luca.

“Nuk është se nuk nis një marrëdhine për shkak të eksperiencës së fundit, por akutalisht jam shumë e zënë. Sinqerisht që nuk kam kohë që të nis një lidhje dashurie dhe të ndërtoj një marrëdhënie të shëndoshë”, është shprehur 27-vjeçarja.

Aktorja që ka luajtur Lizzie McGuire ka thënë se i duhet që të kujdeset për të birin, ndërsa është shumë e zënë edhe me karrierën.

“Kam një fëmijë 3-vjeç, kam një album të ri dhe jam e sigurt se ju e kuptoni çfarë do të thotë të regjistrosh një album dhe pastaj ta promovosh me koncerte apo emisione televizive”, ka vazhduar Hilary.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel